Mërgimtari që dyshohet se kërcënoi Kurtin: Bëra shaka, thash 100 minj, jo 100 mijë
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 03 November 2021
“100 mi kush vret Albin Kurti!!”, kishte shkruar në llogarinë e tij në Facebook Kujtim Kurti nga Prizreni.
Shkrimin, Kurti e kishte bërë të dielën e 24 tetorit, por që pas dy ore, postimi është fshirë, pas raportimeve.
“E kam postuar në ora 13 ditë e diele dhe dikush më ka raportuar dhe pas dy ore facebook e ka larguar këtë postim dhe më ka bllokuar profilin për 30 ditë”, ka rrëfyer Kujtim Kurti për Albanian Post.
Katër ditë pas “kërcënimit”, shteti u vu në lëvizje. Në mbrëmjen e së mërkurës së 27 tetorit, Policia e Kosovës rrethoi shtëpinë e Kryeministrit Albin Kurti në lagjen Taslixhe në Prishtinë.
Kurti që edhe mbiemrin e ka të njëjtë me të Kryeministrit, është me prejardhje nga Prizreni, por deklarohet se nuk jeton atje.
“Unë jetoj dhe punoj në Gjermani”, ka treguar Kurti.
Një ditë më parë, të martën, Kurti është kontaktuar nga policia hetuese e Kosovës për të deklaruar rreth këtij kërcënimi.
“Dje gjatë bisedës me hetuesin anti terror F.Sh. (emër i njohur për redaksinë) kam treguar se nuk mund të vijë sot në intervistë në polici, apo drejtorin anti terror DKT”, ka thënë më tej Kujtim Kurti, për Albanian Post.
Ai nuk ka treguar se si janë marrë vesh me organet e rendit për të përfunduar procedurat e intervistimit dhe vazhdimit të mëtejmë të këtij rasti, por ka deklaruar se nuk pajtohet me këto akuza.
“Nuk pajtohem me këtë akuzë nga policia sepse unë kam bë hajgare, dhe në postimin tim shkruan “100 mi”, dmth “minj që lëvizin” dhe “jo pare apo lekë”, por që policia e ka marrë si kërcënim, atëherë është problemi i tyre”, ka deklaruar Kurti.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...