Hapja e arkivave për luftimin e Krimit të Organizuar, Kosova mundëson qasje në dosje
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 01 November 2021
Brenda Arkivit Shtetëror të Kosovës ka dosje të krimeve nga më të ndryshmet të kryera para gjysmë shekulli.
Dokumentet plot detaje përbrenda mund t’u gjinden hetuesve policorë e prokurorëve edhe sot, siç pretendon Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian të cilët po u rekomandojnë Kosovës dhe 5 vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor ta luftojnë krimin e organizuar, duke i hapur arkivat e kohës së Ish-Jugosllavisë.
“Nga ky raport dalin vetëm rekomandime për luftimin e krimit të organizuar, nuk janë ndjekje penale, por veprime për të krijuar politika që lufta ndaj krimit të organizuar të ndodhë vërtetë”, deklaroi Lukas Mandl, eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Mandl që bëri këto rekomandime në komitet, e të cilat pritet të votohen në Parlamentin Evropian në fund të këtij viti, thotë se lufta ndaj krimit të organizuar në Ballkan është qenësore dhe ideja për hapjen e arkivave u erdhi nga një rast i një shteti që tash është superfuqi në BE.
“Kjo ka ndodhur edhe pas shuarjes së të ashtuquajturës Republikës Demokratike Gjermane në Berlin, u hapën arkivat dhe për këtë pati transparencë totale për lidhjet që mund të kenë qenë në të kaluarën dhe prandaj edhe në Ballkanin Perëndimor, PE rekomandon që të hapen arkivat dhe të luftohet krimi i organizuar për gjeneratat që do të vijnë.”
E dosje të tilla siç rekomandon komiteti për punë të jashtme, në Kosovë gjenden nga viti 1945 e deri në 1995-ën. Dhe këto, janë të gjitha të hapura, pa asnjë dallim, ende pa pasur rekomandim nga evropianët sikurse tregon në një intervistë Bedri Zyberaj, kryeshef i Agjencisë Shtetërore të Arkivave.
“E gjithë pasuria që e kemi ne është e qasshme, ne nuk kemi asnjë fond dhe asnjë dokument të vetëm i cili është i klasifikuar dhe llogaritet se është nën embargo.”
Megjithatë sipas Zyberajt në Arkivin Shtetëror nuk ka edhe material për hetime pasi lëndët e natyrës së ndjeshme që kanë trajtuar probleme të sigurisë së ish federatës jugosllave e pastaj edhe Serbisë gjenden në arkiva të ndryshme në Beograd dhe asnjë në Kosovë.
Ndërkohë, në arkiv për çdo ditë u shkojnë kërkesa për qasje në materiale, dhe institucioni ka qenë deri tashti i hapur ndaj të gjithëve, përfshirë Dhomat e Specializuara që ishin brenda hapësirave të arkivit në 2018-ën.
Të tjera
-
“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. ...
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...