PZAP refuzon ankesën e PDK-së në Ferizaj
Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 01 November 2021
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratikë të Kosovës (PDK) dega në Ferizaj e cila pretendonte se në rezultatin përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk figurojnë disa vota. Kështu PZAP la në fuqi vendimin e KQZ-së për të parin e Komunës së Ferizaj, Agim Aliu.
“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.722/2021 i datës 29.10.2021, i paraqitur nga subjekti politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK)-dega në Ferizaj, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me nr. Protokoli 2858/2021 të datës 28.10..2021, përshkak të mospërputhjes së votave të kandidatit për kryetar komune-Ferizaj, për zgjedhjet lokale të datës 17.10.2021”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Në arsyetim thuhet se” Me datë 29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr.722/2021, nga përfaqësuesi i Subjektit Politik Partia Demokratikë e Kosovës dega në Ferizaj, me të cilin pretendon se duke u bazuar në rezultatin përfundimtar të publikuar nga KQZ, ka mospërputhje të rezultati preliminar, vota me kusht dhe me postë në rezultatin përfundimtar për kandidatin për kryetar të Komunës së Ferizaj, Agim Aliu nga radhët e PDK-së. Parashtruesi i apelit pretendon se në tabelën e votave të rezultatit preliminar të kandidati për kryetar të Komunës së Ferizaj, Agim Aliu nga PDK ka fituar 30.441 vota të rregullta, në publikimin e votave me kusht rezultojnë 477 vota, me postë 81 vota dhe në bazë të këtyre dëshmive rezultati për kandidatin në fjalë duhet të ishte 30.999 vota. Më tutje në apel theksohet se në rezultatin preliminar të KQZ-s publikohen 30.627 vota, kurse nga publikimet e KQZ- të sqaruara më lartë dalin 30.999 vota, ku sipas parashtruesit të apelit dëmi eventual që mund të shkaktohet rezulton në 372 vota më pak për kandidatin e tyre të komunës”.
Megjithëkëtë, në vendim thuhet se “Ankuesi nuk ka paraqitur asnjë provë tjetër pos kopjes së rezultatit preliminar nga faqja e KQZ-së dhe kopjen e rezultatit përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja duke mos bashkangjitur as formularin e përputhjes së rezultateve, formularin e rezultateve të kandidatëve dhe formularin e rezultateve të dengut. Andaj në mungesë të provave paneli vendosi që apeli i paraqitur nga Subjekti Politik Partia Demokratike e Kosovës, lidhur me rezultatin e kandidatit për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliut të refuzohet si e pabazuar. PZAP vlerëson se rezultati preliminar është proces i numërimit të votave dhe rrjedhimisht ky rezultat përderisa është proces mund edhe të ndryshoj, megjithatë si i tillë nuk cenon të drejtën e kandidatit pasi që nuk ka asnjë rezultat përfundimtar të votave dhe vetëm rezultati përfundimtar i shpallur mund të jetë i atakueshëm me apel …paneli vlerësoi se apeli i parashtruar nga subjekti politik PDK nuk është i bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse”.
Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 17 tetor, Agim Aliu nga PDK ka marrë 30 mijë e 627 vota, apo 62,38 për qind.
VENDIMI I PZAP-së:
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2021/11/4.Anr_.722-Vendim.pdf
Të tjera
-
Në QKUK bëhen gati për ekzaminime të reja të foshnjave
Brenda pak muajsh, Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare t...
-
Opozita e shqetësuar për raportet me aleatët, pushteti e quan të padrejtë qasjen e BE-së dhe ShBA-së
Reagimet e aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës pas vendimit për mbylljen e komu...
-
Lojërat Mesdhetare ‘mollë sherri’ ndërmjet Prishtinës e Qeverisë së Kosovës
Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ po dalin të jenë ‘mollë sherri’ ndërmjet ...
-
Raportet e Vuçiq me Putin dhe planet e Turqisë për t’iu bashkuar BRICS’it- Berlini ka pyetje për Kurtin e Osmanin
Lidershipi i Kosovës ka qenë një nga më të zëshmit rreth raporteve të Beograd...
-
“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore
Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. ...
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...