Lajme

Gjuajnë me armë zjarri në aheng familjar, u sekuestrohen armët dhe ngarkohen me vepra penale

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 01 November 2021

Policia e Kosovës ka sekuestrohen dy armë në Skenderaj pasi ka pasur të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Polac, shkruan Gazeta Infokus.

Policia njofton se gjatë orëve të mbrëmjes të datës 31 tetor është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku për një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin.

“Në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga dy të dyshuarit janë sekuestruar dy armë të llojit pistoleta

-Advertisement-

Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit F. Z.,37 vjeçar dhe M. K.,44 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ” Përdorim i armës” dhe ” Armëmbajtje pa leje”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera