Lajme

Haziri kërkon që të ndalohet ndërhyrja e Qeverisë në mesnatë në Gjilan, paralajmëron padëgjueshmëri qytetare

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 31 October 2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dal në mbrojtje bizneseve gjilanase, disa prej të cilave janë mbyllur mbrëmë nga ana e Qeverisë, nën arsyetimin se nuk janë zbatuar masat anti-COVID-19.

“Task-forca e Qeverisë së Kosovës me njerëz të angazhuar me kontrata të përkohshme, po vazhdon t’i shkaktojë kokë dhembje bizneseve të Gjilanit, siç është Maroa e Mono, pasi dënimet janë të pa përballueshme për bizneset e vogla.
Kjo është ndërhyrje në kompetencat e Komunës, është anashkalim i Kryetarit të Komunës dhe Inspekcionit komunal. Ne jemi duke e shqyrtuar rastin nëpërmjet zyrës ligjore, për ligjshmërinë e ndërhyrjes dhe në afat sa më të shkurtër do të normalizohen veprimtaritë.
I bëj thirrje task-forcës që të mos ndërhyjë në kompetencat e Komunës pa koordinim me inspekcionin komunal.
Është e ndaluar me ligj ndërhyrja e policisë me armë të gjata apo të shkurtra, në lokale ku nuk ka inspektorë të shtetit, të cilët janë të thirrur që t’i zbatojnë masat e IKSHPK.
Kjo mbrëmë nuk ka ndodhur sepse është pjesë e një presioni ekonomisë dhe ndaj bizneseve të Gjilanit.
Dënimet e padrejta ndaj bizneseve të vogla do t’i refundojmë, sikurse që edhe do t’i subvencionojmë sepse këto biznese rrezikojnë falimentimin. Përfundimisht duhet të ndalohet ndërhyrja e tillë Qeverisë në mesnatë, në jetën publike dhe në jetën private sepse kjo na dërgon drejt padëgjueshmërisë qytetare e cila nuk i duhet askujt në këtë fazë.Ne jemi komunë shembull për zbatimin e masave anti – COVID-19, duke e ruajtur shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë.
Aktualisht, nuk kemi asnjë pacient pozitiv me COVID në Spitalin e Përgjithshëm, derisa në zonën urbane i kemi vetëm 4 raste aktive. Trendi i rënies është i mirë, fal lojalitetit qytetar në zbatimin e vendimeve”, ka thënë Haziri. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera