Lajme

Zero vota nga diaspora për PDK-në në këtë komunë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 25 October 2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së, gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për zgjedhjet e të dielës së kaluar.

Nga diaspora në Podujevë kanë votuar gjithsej 194 persona. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, rezulton se pjesa më e madhe apo 161 persona kanë votuar për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), nuk ka ardhur asnjë votë me postë nga diaspora.

-Advertisement-

Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 25 vota, ndërkaq Besnik Tahiri i AAK-së tetë sosh. Pa vota janë edhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar dhe Xhemajl Hasanin e Nismës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera