Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Vuçiq luan me dy standarde, kërkon Serbinë e Madhe
Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 23 October 2021
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka konsideruar “Open Balkan” si një nismë të gabuar, pasi të drejtat themelore të shqiptarëve në Serbi janë shkelur.
Ai theksoi se presidenti Vuçiq luan me dy standarde, sepse kërkon të realizojë Serbinë e Madhe.
Në fjalën e tij për gazetarët, Kamberi kërkoi që Kosova dhe Shqipëria, duhet të hartojnë një program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës në momentet e saj më të vështira të përballjes me regjimin autoritar të Aleksandar Vuçiq.
“Ishte kënaqësi të pranoj ftesën në aktivitetin e sotëm ku marrin pjesë personalitete të shumta nga të gjitha hapësirat shqiptare, ku dhe Lugina e Preshevës është e përfaqësuar në kuadër të projekteve kombëtare. Insistimi jonë i vazhdueshëm është që Lugina e Preshevës të jetë e përfaqësuar edhe në agjendën e organizimeve të tilla joformale, por edhe të organizimeve të tjera shtetërore, duke pasur parasysh faktin se ajo përballet me një diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb dhe për këtë arsye është e domosdoshme, bashkëpunimi me dy shtetet amë, me Kosovën dhe Shqipërinë dhe me institucionet e këtyre vende me qëllimin që të hartohet një program i veçantë në mënyrë që të ndihmohet Lugina e Preshevës në momentet më të vështira të saj në përballjen me regjimin autoritar të Aleksandër Vuçiq”, tha ai.
Kamberi deklaroi se Lugina e Preshevës është në një proces politik me Beogradin zyrtar që nga viti 2001, të cilin e kanë detyruar të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por sipas tij, problemi qëndron se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato. Ai theksoi se mosrespektimi i këtyre marrëveshjeve sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje.
“Fillimisht duhet të them se ne jemi në një proces politik me Beogradin zyrtar prej vitit 2001, prej përfundimit të konfliktit të armatosur dhe në këtë hark kohorë ne kemi arritur që të detyrojmë Beogradin të nënshkruajë me shqiptarët tre marrëveshje, por problemi është se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar ato. Kjo gjë sjell një dispozitë diskriminuese për shqiptarët atje. Qoftë në planin politik, ku mund të përmend mosnjohja e diplomave të të rinjve shqiptarë që mbarojnë shkollat e larta në universitetet e Kosovës në tërësi dhe është gjenerata e 13-të të cilët kanë përfunduar studimet dhe nuk u njihen diplomat. Çështja e mos integrimit e shqiptarëve në organet shtetërore, përdorimit zyrtar të gjuhës, integrimit tonë në sistemin gjyqësor, polici dhe gjithë institucioneve të tjera që veprojnë në nivel lokal”, tha deputeti shqiptar.
Kamberi mendon se mosnjohja e kufijve të shtetit të Kosovës nga Serbia, pengon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane. Ai thekson se Serbia është i vetmi shtet në rajon që largohet nga koncepti i sigurisë kolektive, pra të integrimit euro-atlantik.
Ai tha se Serbia po luan rolin e destabilizuesit në Ballkanin Perëndimor, duke kërcënuar kështu paqen në këtë rajon.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...