Lajme

Sa u kushtoi transporti “i mendjes” akademikëve të Kosovës për në Shqipëri?

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 20 October 2021

Akademikëve të Kosovës u është dashur të angazhojnë një kompani për të bartur librat e punimet akademike nga Kosova në Shqipëri.

Në bazë të dokumenteve të publikuara në faqen e Prokurimit Publik shihet se Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës transporti nga Prishtinë për në Tiranë i kushtoi hiq më pak se 430 euro, shkruan Gazeta Infokus.

Krejt kjo për të mundësuar pjesëmarrjen në aktivitetin “Tetori i librit”, i cili organizohet nga ministria e Kulturës në Shqipëri.

Ndërkaq, tenderin për të kryer bartjen e ka fituar kompania “Rilokimi” e cila bënë zhvendosjen e mallrave të ndryshëm. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera