Lajme

Këta janë deputetët që do t’i zëvendësojnë Bedri Hamzën dhe Fadil Nurën në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 19 October 2021

Partia Demokratike ka mbetur më dy deputetë më pak në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për shkak së Bedri Hamza është zgjedhur kryetar në komunën e Mitrovicë ndërsa Fadil Nura në atë të Skenderajt.

Por së shenjti këta do të zëvendësohen më dy deputetë të rinj, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Një gjë të tillë për Gazetën Infokus e ka bërë të ditur, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu ka thënë se Isak Shabani dhe Rashit Qalaj janë emrat që pritet të bëhen deputetë.

Shabani dhe Qalaj kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.

Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota, ndërsa Isak Shabani 8729 vota.

Pas certifikimit të zgjedhjeve komunale, Qalaj dhe Shabani do të betohen në Kuvend si deputet të rinj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera