Lajme

Abdixhiku, thirrje bashkëpartiakëve: Të punojmë për raundin e ri dhe të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 19 October 2021

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe numërimit zyrtar të votave ka bërë thirrje për përgatitje për raundin e ri të zgjedhjeve në komunat të cilat kanë dal në balotazh, shkruan Gazeta Infokus.

“Veprimtarët tanë i falënderoj për rezultatin e arritur. Një rikthim vërtetë i madh. Vend për mburrje, festë e garë fituesish s’ka. Mbështetja për ne s’është kundër askujt tjetër. Prandaj të punojmë për raundin e ri; e të qëndrojmë kokëulur por krenarë përballë qytetarëve tanë. Besimin e tyre duhet ta kujdestarojmë me plot kujdes si në pushtet ashtu dhe në opozitë. Politikën duhet ta shohim vetëm si përgjegjësi”, u shpreh Abdixhiku në llogarinë e tij Facebook.

Ai gjithashtu ka uruar të gjithë fituesit e deritanishëm duke shpresuar se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar

-Advertisement-

“I uroj të gjithë kandidatët e të gjitha partive për fushatën e bërë; në veçanti i uroj të gjithë fituesit e deritanishëm – me shpresë shumë se do të shërbejnë me dinjitet e përkushtim ndaj secilit qytetar në komunat tona e të tyre pa dallim”, tha Abdixhiku.

Kujtojmë se LDK në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal fituese në 2 komuna atë të Lipjanit dhe Pejës ndërsa në 9 komuna ka mbetur në balotazh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera