Rozë

Mikela godet me shuplakë në fytyrë Jurgenin

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 17 October 2021

Në emisionin e dashurisë së fundi kanë eskaluar gjërat mes disa konkurrentëve.

Në “Përputhen” situata ka eskaluar mes disa konkurrentëve, të cilët akuzuan njëri tjetrin për thyerje rregullash.

Njëri nga konkurrentët, Jurgeni zbuloi takimet jashtë mes Argjendit dhe Ritvanës teksa kjo gjë bëri që Mikela të hidhet për t’i thënë të mos akuzojë të tjerët, pasi edhe ai vetë i ka kërkuar takime jashtë.

-Advertisement-

Kjo gjë bëri që Jurgeni ta ofendonte Mikelën duke i thënë se Mikela “Shkon për 5 mijë lekë”, gjë që nxiti debate të ashpra në studio.

Pas kësaj akuze situata u agravua dhe Mikela shkoi ta godasë. Ajo filloi duke bërtitur dhe Meliku, mundohej ta mbante atë për krahësh. Gjatë transmetimit së “Përputhen Prime” janë bërë publike pamjet kur situata agravoi dhe Mikela goditi me shuplakë Jurgenin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera