Fjalimi i plotë i përfaqësuesit amerikan në OKB për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 16 October 2021
Këshilltari i lartë për Çështje të Posaçme Politike i ShBA-së, Jeffrey DeLaurentis, u deklarua të premten në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Mes tjerash, ai tha se dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve dhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke arritur përfundimisht në marrëveshje për njohje reciproke.
Ai gjithashtu e mirëpriti marrëveshjen e 30 shtatorit për targat e veturave, duke e cilësuar atë si hap përpara për Kosovën, Serbinë e stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Fjalimin e plotë të përfaqësuesit amerikan në OKB mund ta lexoni më poshtë:
Faleminderit, zotëri President dhe faleminderit përfaqësuesit special, Tanin, për deklaratën tuaj. Ne e vlerësojmë udhëheqësinë tuaj dhe përkrahjen e përkushtuar për Republikën e Kosovës, përfshirë adresimin e sfidave të vazhdueshme, të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Dua gjithashtu që t’i falënderoj Presidenten Osmani dhe ministrin e Jashtëm, Selakoviq, për pjesëmarrje në këtë takim sot.
Dua të filloj duke e mirëpritur marrëveshjen e 30 shtatorit për çështjen e targave mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së, Lajçak. Kjo marrëveshje është një hap para për Kosovën, Serbinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Kjo marrëveshje është dëshmi që, kur udhëheqësit angazhohen haptazi dhe seriozisht, ata mund të gjejnë pajtueshmëri që sjell përfitime për të gjithë qytetarët e tyre.
Ne i inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që ta shfrytëzojnë këtë proces si themel duke e zbatuar këtë marrëveshje, duke i respektuar marrëveshjet paraprake, duke u përmbajtur nga provokimet dhe duke u zotuar përsëri për gjetje të zgjidhjeve për çështje të tjera përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Dialogu mbetet platforma më e mirë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura dhe për normalizim të marrëdhënieve, përfundimisht duke arritur marrëveshje për njohje reciproke.
Ne vërejmë se UNMIK-u nuk ka luajtur rol kritik në zgjidhjen e tensioneve të fundit mes Kosovës e Serbisë rreth çështjes së targave. De-eskalimi i këtij problemi, me përkrahje të përkohshme të ofruar nga KFOR-i, tregon se organizatat tjera mund të shërbejnë në këtë rol me efekt më të mirë.
Ngjarjet e fundit dëshmuan përsëri se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e vet siç përshkruhet në mandatin origjinal. Ne duhet ta njohim këtë realitet dhe të lëvizim drejt mbylljes së tij. Ky këshill ka përgjegjësi që t’i ridrejtojë vëmendjen e burimet e veta ndaj fushave dhe çështjeve ku ka nevojë më së shumti. Kombet e Bashkuara ende mund të luajnë një rol të rëndësishëm për ta çuar përpara zhvillimin e normave dhe institucioneve demokratike në rajon. Por ky rol nuk e kërkon mbajtjen e një misioni paqeruajtës në Kosovë.
Shtetet e Bashkuara shprehin zhgënjim që thirrjet e mëparshme nga anëtarët e Këshillit për rishikim dhe marrje të hapave për t’i dhënë fund misionit të UNMIK-ut kanë mbetur pa u vënë re. Ne përsëri bëjmë thirrje për zhvillimin e një plani të tillë, në mënyrë që Këshilli të mund t’i japë fund UNMIK-ut dhe ta ndihmojë tranzicionin për një prani më efektive të OKB-së, që u ndihmon Kosovës dhe pjesës tjetër të Ballkanit Perëndimor për ta realizuar potencialin e plotë të tyre.
Ne e përsërisim thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm për pjesëmarrje të plotë e të barabartë të grave në proceset politike në Kosovë dhe e inkurajojmë qeverinë që të vazhdojë të investojë në avancimin e grave brenda shoqërisë civile.
Për fund, Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara për ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Ne do të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar shoqëri paqësore, të begata e multientike që e respektojnë sundimin e ligjit në mbarë Ballkanin Perëndimor.
Ju faleminderit, z.President!
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...