Sport

Neymar tregon njërin nga momentet më të këqija në karrierë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 15 October 2021

Ylli brazilian Neymar ka treguar që lëndimi i tij që e pësoi në çerekfinale të Kupës së Botës në vitin 2014, ishte njëri nga momentet më të këqija në karrierën e tij.

Gjatë xhirimeve të një dokumentari të ri me emrin “Neymar dhe Rendi i Mbretërve”, 29 vjeçari i Paris Saint-Germain po ashtu tregoi që ditët e tij të futbollit janë pranë fundit, përcjell KosovaPress.

Gjatë Kupës së Botës së vitit 2014, Neymar pësoi një lëndim në çerekfinale, ku mbrojtësi i Kolumbisë Camilo Zuniga bëri një ndërhyrja nga mbrapa duke e lënduar në shpinë yllin brazilian.

-Advertisement-

“Ishte një nga momentet më të këqija të karrierës sime. Më ka shkatërruar ëndrrën që të vazhdojë të luajë në Kupën e Botës. Kur e ndjeva dhimbjen në shpinë, e mbaj mend që Marcelo dëshironte që të më ndihmonte, por me të vërtetë kisha shumë dhimbje”, tha Neymar.

“Më pas u mundova të lëvizja këmbët, por nuk mundja ta bëjë. Nuk e kisha fuqinë që të kthehesha përsëri në këmbë. Iu thash atyre që nuk mundem, nuk mundem të ndjej asgjë. Doktori më tha, kam lajme të mira dhe të këqija. Kërkova lajmin e keq, dhe ai më tha që Kupa e Botës për ty ka përfunduar. Kurse lajmi i mirë ishte që kam qenë vetëm 2 centimetra larg që mos të kisha mundësinë për të ecur më”, shtoi Neymar.

Asokohe, Kombëtarja e Brazilit siguroi kualifikimin tutje për në gjysmëfinale pa Neymarin, ku më pas u shpartallua me rezultat 7:1 nga Gjermania, në njërën nga ndeshjet më turpëruese në histori të Kupës së Botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera