Lajme

Policia ndalon një dasmë në Prizren, gjobitet organizatorit dhe shpërndahen dasmorët

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 15 October 2021

Policia ndalon një dasmë në Prizren, gjobitet organizatorit dhe shpërndahen dasmorët

Dje, Policia e Kosovës e ka ndaluar një dasmë në fshatin Konjushë të Prizrenit, për shkak se ishte organizuar në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Policia i shpërndau dasmorët, ndërsa ndaj organizatorit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 eurosh.

-Advertisement-

Po ashtu njësitet policore kanë identifikuar të dyshuarin A. Ç., m/sh i datëlindjes 1989 cili ishte mysafir në aheng, e që kishte gjuajtur me armë zjarri, të cilën e kishte me leje, model ‘Zatsatva’ M57 kalibër 7.62 e cila është konfiskuar në cilësinë e provave materiale.

“Njësitet policore, të gjitha veprimet i kanë ndërmarrë duke u koordinuar me prokurorin e shtetit dhe pas intervistimit të dyshuarit me urdhër të prokuronit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera