Kurti takohet me përfaqësues të Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 11 October 2021
Deri më tani, Fondi Kosovar Amerikan i Edukimit (KAEF) ka ndarë mbi 100 bursa studimi në universitetet më të dalluara amerikane për studentë premtues. Për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe KAEF-it, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin e Stafit të Kryeministrit, Luani Dalipi dhe zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë edhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, pritën në takim një delegacion nga Washingtoni, të përbërë nga ish-Zëvendës Asistenti kryesor dhe Ushtruesi i Detyrës së Ndihmës Sekretarit në Byronë e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht Kryetarin e Bordit të Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Mark Taplin, Nënkryetarin e këtij këshilli, Michael Curtis dhe Përfaqësuesin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar në Kosovë, Gjeni Shporta.
Kurti tha se vlerëson lart kontributin e KAEF-it dhe përfituesve të tij në ekonominë edhe shoqërinë tonë. Shumë prej tyre janë individë që falë përvojave dhe aftësive të krijuara gjatë studimeve në universitete amerikane japin kontribut të çmueshëm në sektorin privat dhe publik. Ai shtoi se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës, prandaj edhe renditet lart në prioritetet e qeverisë.
Të pranishmit u njoftuan edhe për synimet e qeverisë për ta orientuar arsimin e lartë drejt kërkimit shkencor nëpërmjet themelimit të Fondit të Hulumtimeve dhe angazhimin në sigurimin e bursave për studim brenda dhe jashtë vendit për studentë të dalluar.
Taplin, Curtis dhe Shporta e falënderuan kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin Pupovci për takimin dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.
Të tjera
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...