Gërvalla flet për gazsjellësin amerikan, tregon nëse qeveria e ka refuzuar
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 09 October 2021
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se deri tani Qeveria e Kosovës nuk e ka refuzuar projektin amerikan të gazsjellësit.
Ajo ka deklaruar se ata kanë nevojë që të bëjnë më shumë studime për këtë çështje.
“Çështja e gazit është e tillë, në këtë proces nuk ka ndodhur asnjë refuzim deri në këtë ditë që ne po flasim nuk ka pasur refuzim për asnjë temë, absolutisht nuk është thënë jo për çështjen e gazit. Ajo se çfarë ka ndodhur më 30 shtator është krejt tjetër, çështja është se viti fiskal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfundon më 30 shtator, atëherë ka qenë nevoja që për këtë Compact, pra për marrëveshjen e ofruar nga MCC që më 30 shtator përfundon dhe deri atëherë nevojitej përgjigja: A jemi të gatshëm si Republikë e Kosovës që një nga ofertat e Compact-it t’i pranojmë?”.
“Pra, MCC dhe Compact nuk është baraz gaz, MCC dhe Compact është një buqetë ofertash që kanë të bëjnë me energjinë, në këtë rast dhe ne e kemi bërë ofertën për këtë vit fiskal, të cilën e kemi pranuar dhe ka të bëjë me energjinë, ka të bëjë me kapacitetet e Kosovës për ta ruajtur energjinë e fituar. Pra jo vetëm që nuk kemi refuzuar, por ne e kemi marrëveshjen për një temë që ka të bëjë me energjinë dhe që ka qenë pjesë e Compact-it”.
“Çështja e gazit është një çështje tjetër, ne me partnerët amerikanë kemi biseduar se kemi nevojë për më shumë studime në vend. Ne e kemi temën e gazit jemi duke e studiuar shumë seriozisht sepse është shumë serioze. Po e marrë një shembull anësor ne nuk kemi informacione se cilat janë kushtet për relievin nga do të kalojnë ato, tema e gazit është ende e shtruar në mënyrë shumë abstrakte ende nuk ka shifra ëshë detyrë e jona si Republikë e Kosovës që t’i shohim kushtet”, ka thënë Gërvalla-Schwarz në Klan Kosova.
Të tjera
-
Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet duke ndalur Rusinë dhe Serbinë
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në panelin e parë të...
-
Organizohet një aktivitet në mbrojtje të Parkut Kombëtar të Sharrit
Organizatat EcoZ, Riverwatch dhe Save the Blue Heart of Europe organizojnë so...
-
Mblidhen pesë komisione parlamentare sot
Sot do të jetë një ditë e ngjeshur për komisionet parlamentare, pasi që paras...
-
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë
ASK mban konferencë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë Agjenc...
-
Kurti publikon të dhëna: Serbia po propagandon për dhu*ën ndaj serbëve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me vra...
-
Sot në Strasburg takohen zëvendësministrat e jashtëm, pritet të përgatisin agjendën e 16 dhe 17 majit
Sot në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e jashtëm të vendeve anë...
-
Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku në di...
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...