Lajme

Ministria e Arsimit ndalon tubimet zgjedhore nëpër shkolla

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 08 October 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë mbajtjen e tubimeve për zgjedhje në hapësirat e brendshme të shkollave.

Në vendimin, të cilin e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net” theksohet se subjektet politike nuk mund të mbajnë tubime zgjedhore gjatë apo pas orarit të punës, brenda hapësirës së ndërtesave shkollore dhe të gjitha objekteve të tjera arsimore ku organizohet procesi mësimor.

Por, aty potencohet se hapësirat e jashtme mund të përdoren nga subjektet politike, vetëm nëse paraprakisht marrin leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve politike nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve apo nga Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Ndryshe, ditë më parë Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës kanë shprehur shqetësimin e tyre për mbajtjen e tubimeve elektorale nëpër shkolla nga ana e partive politike.

Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahet me 17 tetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera