Lajme

Bideni bisedon me Ursula von der Leyen, i jep një mesazh për Ballkanin Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 05 October 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka zhvilluar një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke ia shprehur përkrahjen e fuqishme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Udhëheqësit diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe Presidenti Biden përço përkrahje të fuqishme për vazhdimin e procesit të pranit me shtetet në këtë rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se Biden dhe Ursula von der Leyen diskutuan edhe për një varg çështjesh tjera, përfshirë zbatimin e rezultateve të samitit të qershorit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

-Advertisement-

Biden i theksoi rëndësinë e qarkullimit të të dhënave dhe barazinë në sistemin ndërkombëtar të taksave si dhe peshën e bashkëpunimit të ngushtë mes ShBA-së e BE-së për rajonin e Indo-Paqësorit.

Ndryshe, udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të takohen të mërkurën për të diskutuar për anëtarësimin e gjashtë vendeve ballkanike: Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Dy zyrtarë të BE-së thanë të hënën se përmes një deklarate të samitit do të rideklarohet garancia e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e këtyre shteteve ballkanike në të ardhmen, raportoi agjencia “Reuters“.

Sidoqoftë, shtetet e pasura veriore të BE-së kanë frikë nga përsëritja e pranimit të ngutshëm të Rumanisë e Bullgarisë më 2007 dhe migrimi i menaxhuar dobët i punëtorëve lindorë evropianë në Britani, që i nxiti shumë britanikë të dilnin kundër BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera