Fushata e veçantë e Haradinajt, me 8 shtator i nisi mbi 300 zotime të shkruara në adresa të ndryshme në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 04 October 2021
Që nga nisja e fushatës zgjedhore, por edhe më herët, kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, kandidaturën e tij e ka trajtuar seriozisht, duke prezantuar një program qeverisës të analizuar mirë dhe të veçantë.
Por jo vetëm kaq. Çasja e tij është karakterizuar nga një formë e re e fushatës, e cila nuk është parë më herët nga kandidatët e tjerë.
Me datë 8 shtator, Daut Haradinaj, i ka nisur 300 zotime në adresa të ndryshme, duke filluar nga bashkësitë fetare, ambasadat e huaja në Prishtinë, federatat e organizatat sportive, odat ekonomike, të arkitektëve, avokatëve, e deri te qindra organizata joqeveritare dhe media të shkruara dhe televizive të Republikës së Kosovës.
Fushata vizuale e Haradinajt, është mbështetur nga një program i mirë dhe nga zotime të kujdesshme që i janë drejtuar kategorive të shumta në kryeqytet. Për shembull, zotimi publik drejtuar Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës ka pesë pikë kryesore, ku Haradinaj ngrit çështje specifike të cilave planifikon t’u përgjigjet me rastin e marrjes së pozitës së kryetarit të kryeqytetit.
Pika 1 e letrës së zotimit përmban premtimin e tij që t’i ndaj 500 euro për secilën lindje të re në Prishtinë, me qëllim të rritjes së natalitetit. Pika 2 përmban premtimin që t’i ndajë 500 euro për familjet prishtinase me rastin e rasteve mortore. Pika 3 përmban premtimin për themelimin e një zyre për komunitetet fetare brenda Komunës së Prishtinës. Pika 4 ka të bëj me hapjen e kuzhinës për qytetarët e Prishtinës, si dhe pika 5 përmban premtimin për rregullimin e morgut te varrezat e Prishtinës në vlerë 50 mijë euro.
Të gjitha zotimet e tij, janë të strukturuara dhe të detajuara sikurse zotimi për BIK-un.
Kjo është një formë e re e shprehjes së vullnetit të kandidatit për t’i zgjidhur problemet e shumta të grupeve të ndryshme shoqërore në Prishtinë. Zotimet e Haradinajt, kanë ardhur pas analizave dhe hulumtimeve të mirëfillta.
Një qasje e tillë kreative, tash së fundmi ka nisur të kopjohet në formë dhe përmbajtje identike nga kundërkandidatët e Haradinajt. Edhe pse vonë, ata kanë nisur të shkruajnë zotime dhe t’i dërgojnë në adresa të ndryshme në Prishtinë.
Ndërkohë, kandidati për kryetar Daut Haradinaj, po e vazhdon fushatën dhe takimet me qytetarë anekënd Prishtinës. Programi i tij zgjedhor prek secilën kategori, prandaj prishtinasit çdo ditë e më shumë po e mbështesin Haradinajn sepse te ai po e shohin guximin për vendimmarrje dhe programin e mire-menduar dhe përmbajtjesore.
Të tjera
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...