Shumë kosovarë vazhdojnë të mbajnë armë pa leje, Sveçla: Jemi në fazën e draftimit të ndryshimeve ligjore për armët
Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 03 Tetor 2021
Çdo vit në Kosovë konfiskohen rreth 1500 armë ilegale. Qytetarët posedojnë shumëfish më shumë armë pa leje, ndërkohë që numri i kërkesave për legalizim mbetet i vogël. Sipas hulumtimit të fundit, janë 250 mijë armë pa leje. Ndërkaq, në periudhën e legalizimit para dy vitesh, janë paraqitur vetëm rreth 2 mijë kërkesa. Numri i madh i armëve të cilat mbahen pa leje nga qytetarët, po konsiderohet rrezik për sigurinë e popullatës. Nga qeveria thonë se janë në fazën e draftimit të ndryshimit të ligjit dhe kodit penal për armët, ku masat ndëshkimore do të jenë më të larta.
Për posedim të armëve, sipas ligjit, qytetari duhet të ketë aftësi të plotë ligjore për veprim, të posedojë aftësi psiko-fizike, të mos paraqesë rrezik për vetveten, për rendin publik dhe sigurinë publike, të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës dhe disa kushte tjera që përcaktohen me ligj.
Megjithatë, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se duhet të ketë ligje më rigoroze sa i përket pajisjes me armë me leje.
“Kosova e ka një numër të madh të armëve pa leje të cilat janë në popullatë. Ju e dini që janë mbajtur shumë kampanja apo fushata se si të zvogëlohen këto armë që sa më pak të jenë prezente dhe në duart e qytetarëve. Mirëpo, është fakt që ende ka shumë armë në duart e qytetarëve, të cilat janë të rrezikshme edhe për vet ata dhe të tjerët. Duhet të gjenden mënyra që këto armë të zvogëlohen sa më shumë. Ndërsa, çështja e armëve me leje konsideroj që është krejt në rregull, për shkak se institucionet gjithmonë e dinë se ku është arma dhe po ashtu kjo është e kontrolluar. Normalisht që gjithmonë sa më rigoroze duhet të jenë ligjet në mënyrë që personat të kenë sa më pak”, thekson Qalaj.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme është shqetësuese mbajtja dhe përdorimi i armëve në mënyrë ilegale. Në periudhën e legalizimit nga data 17 dhjetor 2018, deri më 17 shtator 2019, janë paraqitur rreth 2 mijë kërkesa për legalizim të armëve.
Bazuar në informacionet e këtij dikasteri, në hulumtimin e fundit të realizuar në vitin 2015 janë identifikuar 250 mijë armë ilegale në posedim të qytetarëve. Ndërkaq, Policia e Kosovës konfiskon çdo vit rreth 1500 armë ilegale.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla derisa ka folur për numrin e vrasjeve në vend, thotë se ka numër të madh të armëve pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës. Ai thotë se janë në fazën e draftimit të ndryshimeve ligjore për armët dhe masave ndëshkimore.
“Ndër to është edhe fakti se ka një numër të madh të armëve pa leje në duart e popullatës tonë, ne duhet që jo vetëm të ndërmarrim veprime si Polici e Kosovës dhe si MPB, por ne tashmë kemi edhe iniciativat e para për të ndryshuar ligjin për armët dhe për të ndryshuar po ashtu edhe kodin penal me të cilin masat ndëshkimore ndaj atyre të cilët mbajnë armë pa leje të jenë më të larta dhe të mos përfundojnë vetëm në dënime mandatorë, por sikurse të gjitha shtetet në Evropë dhe të gjitha shtetet në rajon, ato masa të jenë më të ashpra në mënyrë që të dekurajojmë mbajtjen e armës nga qytetaret e Republikës të Kosovës…Tashmë jemi në fazat e draftimit të ndryshimeve ligjore, unë shpresoj që do të jetë ndër veprimet e para të këtij fund-viti dhe normalisht pastaj mbetet në dorë të Parlamentit që të procedojë sa më shpejt që është e mundshme këto ndryshime ligjore”, thotë ai.
Dënimi për armëmbajtje pa leje përcaktohet sipas Kodit Penal të Kosovës, ku parashihet gjobë deri në 7500 euro. Veç tjerash, parashihet edhe dënimi me burg deri në pesë vjet për armëmbajtje pa leje. Bazuar në Kodin Penal, parashihet edhe dënim dy deri në dhjetë vjet burg për posedim ilegal të katër ose më shumë armëve ose më shumë se 400 fishekëve.
Ligji për Armët rregullon kushtet për blerjen, posedimin, armëmbajtjen, ruajtjen, prodhimin, çaktivizimin, riparimin, e shumë çështje tjetra. Aty kategorizohen armët A, B, C dhe D varësisht prej karakteristikave të tytave, gjatësisë së armës, mekanizmit qitës dhe disa karakteristikave të tjera./kp/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...


































