Refuzimi i projektit amerikan për gazsjellësin, Shala: Kjo nuk do duhej të guxonte të ndodhte
Autori: L.A
16:16 | 01 Tetor 2021
Refuzimi i projektit amerikan për gazsjellësin nga ana e Qeverisë Kurti po cilësohet nga kryetari i Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, si veprim i gabuar.
Madje, ai e sheh këtë veprim si tepër shqetësues për Kosovën.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Shala ka thënë se një veprim i tillë nuk do duhej të guxonte të ndodhte.
“Refuzimi i projektit të gazsjellësit nga Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht shqetësues për vendin, është jashtëzakonisht shqetësuese për ekonomin tonë, është jashtëzakonisht i dëmshëm strategjikisht për relacionin gjeopolitik të Kosovës. Një veprim të tillë nuk do të duhej të guxonte asnjë qeveri kushdo qoftë ajo ta bënte”, ka thënë ai.
Shala ka thënë se arsyeja se pse ky vendim është i gabuar sidomos në ekonomi është pikërisht se Kosova humb shumë për shkak të mungesës së projekteve dhe detyrohet të importojë energjinë nga kompanitë sllave.
Për Infokus, ai ka deklaruar se nëse e marrim në kuptimin praktik të sektorit të energjisë ky është një favor i madh që do u bëhet atyre kompanive, por që në asnjë rrethanë nuk do duhej t’u bëhej nga Qeveria e jonë.
Shala gjithashtu ka thënë se ky vendim i Ministrisë së Ekonomisë i ka hapur rrugë gazsjellësit rus.
“Strategjikisht, refuzimi i hapë rrugë gazsjellësit verior rus. Pra, në Ballkan, deshëm ne apo s’deshëm duhet të vijë një gazsjellës, qoftë ai i Jugut që është amerikan, qoftë ai nga Veriu që është rus. Refuzimi i gazsjellësit që është bërë në një farë forme hap portën me ardhur në shprehje relacionet e kompanive veriore Ruse që merren me këtë problematik”, ka thënë Shala për Infokus.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, ministrja e Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë, Artane Rizvanolli bëri të ditur se Qeveria e Kosovës nuk do të vazhdojë tutje me projektin për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...



































