Lajme

Pa marrëveshje, veriu vazhdon të jetë i bllokuar

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 30 September 2021

Rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë dhe Bërnjak po vazhdojnë të jenë të bllokuara tash e 11 ditë.

Të mërkurën, Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar bisedime me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për të gjetur zgjidhje të krizës.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se është arritur një draft marrëveshje, por pala serbe ende nuk e ka dhënë pëlqimin.

-Advertisement-

Nga BE-ja i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se negociatat do të vazhdojnë edhe të enjten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera