Kosova përfiton edhe tre milion dollarë shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 29 September 2021
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, kanë nënshkruar sot amendamentin 3 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin Republika e Kosovës përfiton edhe 3 milion dollarë shtesë, duke rritur grantin total në mbi 41 milion dollarë.
Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Gjithashtu, me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës.
Kjo marrëveshje fillimisht ishte nënshkruar nga Presidentja Osmani në nëntor të vitit 2020, me të cilën Republika e Kosovës ka përfituar 33 milion dollarë nga USAID-i. Në maj të këtij viti, u nënshkrua amendamenti 1 i marrëveshjes, i cili i siguron Republikës së Kosovës një shtesë të mjeteve financiare në shumën prej 1.6 milion dollarë amerikan.
Përmes amendamentit 2 të kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfitoi edhe 3.8 milion dollarë shtesë, kurse sot është nënshkruar edhe amendamenti i tretë i marrëveshjes, përmes së cilit Republika e Kosovës përfiton edhe 3 milion dollarë. Në total, përmes kësaj marrëveshjeje, Republika e Kosovës përfitoi mbi 41 milionë dollarë amerikan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./FrontOnline
Të tjera
-
Mirena: Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër
Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti nuk do të ...
-
Bislimi udhëton në Bruksel, nesër pritet takim me Petkoviqin
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nesër në Bruksel pritet të tak...
-
Stoltenberg: Vendet të vendosin vetë nëse mund Ukraina t’i përdorë armët me rreze të gjatë në Rusi
Shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të hënën se i mirëpret b...
-
Molliqaj publikon foto të Kurtit dhe Elbert Krasniqit në veri: Mashtrimi dhe realiteti
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka postuar dy fotografi ...
-
Kurti: Bashkë do të sigurojmë që Kosova të jetë një vend më i banueshëm, me i qëndrueshëm dhe i sigurt për brezat e ardhshëm
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë pasdites mori pjesë ...
-
Lladrovci: Duhet të ndalet degradimi i shtetit, zgjedhjet e 9 shkurtit janë rast t’i jepet fund qeverisjes aktuale
Kryetari i Drenasit që vjen nga rradhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci ka reaguar ...
-
Kurti i shkon në vizitë Sabri Fejzullahut: Për ditëlindjen e tij të 77-të na pritën me ngrohtësi
Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzulla...
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...