Lajme

Osmani dhe Von der Leyen flasin për veriun: Faktori ndërkombëtar të dënoj tendencat e Serbisë për destabilizim

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 29 September 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paraditen e kësaj të mërkure priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Veç temës se Kosova e ka të qartë rrugën përpara dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian dhe se tashmë janë plotësuar gjitha kriteret për liberalizim të vizave për qytetarët kosovarë, Osmani në këtë takim foli edhe për situatën e krijuar në veri të vendit.

Osmani në takim me presidenten e KE-së ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatan e sigurisë që u krijua në veri pas vendosjes së reciprorocitetit me targat me Serbinë.

-Advertisement-

Me këtë rast Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas Presidentes Osmani një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit. Për këtë shkak, Presidentja Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim. Ndërkaq sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet të ketë thënë Osmani, sipas komunikatës për media nga zyra e presidentit.

Në raport me procesin e integrimit, Presidentja Osmani ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Vonesat në këtë proces, sipas Presidentes Osmani e zbehin kredibilitetin e BE-së.

“Presidentja Osmani, në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian. Presidentja Osmani dhe Presidentja Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave”, thuhet në komunikatë.

Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë në veriun e vendit ku prej disa ditësh ka nisur zbatimi i reciprocitetit me targa me Serbinë, si masë e barabartë e trajtimit të palëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera