Lajme

Edi Rama tregon se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia pas situatës së krijuar në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 27 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i ftuar në ‘Top Channel’, aty ku përballë analistëve po diskuton situatën e krijuar në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta inFokus.

Rama ka thënë se çuarja e Njësiteve Speciale të Kosovës në veri ka bërë efektin dhe ka garantuar sigurinë atje.

Me pas ai ka shtuar se tani Kosova duhet t’i tërheq forcat e saja, kurse Serbia duhet t’i largoj aeroplanët për show, për ta marrë fjalën politika dhe dialogu.

-Advertisement-

“Unë mendoj që çuarja e forcave speciale ka bërë efektin, ka garantuar sigurinë, e ka ngrit problemi, tani ata duhet të tërhiqen dhe serbët duhet ti heqin avionët për show, dhe ta marri fjalën politika dhe dialogu. Krijimi i një atmosfere pozitive e ndihmon dialogun, kurse barrikadimi bën këtë, që serbët të vazhdojnë të bëjnë viktimën. Tani dy rrugë janë , a do sjellim paqen apo do jetojmë në psikozën e një lufte imagjinare”, ka thënë Rama.

Edi Rama gjatë ditës së hënë vizitoi Kosovën me ftesën e kryeministrit, Albin Kurti.

Në Kosovë, kryeministri shqiptar përveç Kurtit takoi edhe liderët opozitar të vendit tonë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera