Lajme

Situata në veri, reagon Daut Haradinaj: Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 27 September 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj zhvillimeve në kufirin e Kosovës me Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se provokimet serbo-ruse në kufi po e dëshmojnë të vërtetën kriminale të ish-regjimit që sot janë liderë të Serbisë.

“Provokimet serbo – ruse në kufirin e Kosovës po e dëshmojnë edhe njëherë të vërteten kriminale të ish – regjimit që sot janë liderë të Serbisë. Kosova dhe populli i saj nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë që të cenohet liria dhe territori i saj. Në çdo rrethanë do të jemi në shërbim të vendit tonë, përkrah uniformës së vajzave dhe djemve që sypatrembur i shërbejnë rendit dhe kushtetutës sonë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka thënë se është obligim i yni që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

“Jemi më shumë se të vendosur për rrugën tonë euro – atlantike, dhe kjo po e shqetëson regjimin e vjetër të Beogradit. Është obligim qytetar që të jemi unik në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit te Kosovës, çdo kthim mbrapa do të ishte dështim”, është shprehur ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera