Lajme

Austria dënon ashpër sulmet e serbëve në Zveçan e Zubin Potok

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 26 September 2021

Austria ka dënuar incidentet e djeshme në veri të shkaktuara nga huliganët serbët, ku u dogjën Qendrat e Regjistrimit në Zveçan e Zubin Potok.

Ministria e Jashtme austriake në një postim në Twitter, ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në dialog dhe jo në dhunë.

Ky shtet mik i Kosovës u ka bërë thirrje po ashtu palëve që të përmbahen nga veprimet përçarëse dhe kërcënuese.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme Austriake:

Ne i dënojmë incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera