Lajme

Kërcënimet nga Serbia, reagon Isa Mustafa: Në një situatë të tillë, Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 25 September 2021

Ish-kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar pas sulmeve që ndodhën ditën e sotme në Zubin Potok e Zveçan.

Mustafa ka thënë se situata në veri është tepër serioze dhe e rrezikshme, prandaj presidentja e vendit, kryeministri dhe kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

“Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë. Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga Neë Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë. Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme”.

-Advertisement-

Mustafa ka thënë se Presidentja duhet të thërret Këshillin e Sigurisë së vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme.

“Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera