Lajme

Presidenti i Kostarikës i premton presidentes Osmani se do të loboj për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 21 September 2021

Presidentja, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me liderë botërorë në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, ka takuar presidentin e Kostarikës, Carlos Alvarado Quesada, të cilin e ka falënderuar që shteti i tij ishte ndër të parët që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka kërkuar përkrahje nga homologu Quesada që të lobojë te shtetet fqinje të Kostarikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se pret mbështetjen e këtij shteti edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

-Advertisement-

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar se në dialog me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se epilogu i tij duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës.

Në këtë takim, Osmani është ndalur edhe të mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror me Kostarikën dhe ka theksuar se të dy vendet duhet t`i promovojnë mundësitë e tregtisë dhe investimeve.

Presidenti i Kostarikës, ndërkaq, shprehu gatishmërinë e tij për të lobuar gjithandej për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit shtetëror të Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera