Lajme

Serbët e mbledhur në Jarinjë thonë se nuk do të largohen, shpresojnë që Kurti do ta tërheqë vendimin për targa

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 21 September 2021

Numri i njerëzve në vendkalimin kufitar Jarinje këtë mëngjes është më i lartë se dje. Kështu të paktën raporton mediumi serb i Kosovës, “Kosovo Online”.

Sipas këtij mediumi, serbët po vazhdojnë të grumbullohen duke i bashkangjitur atyre që kaluan natën në Jarinje në shenjë proteste ndaj vendimit për targat e automjeteve të ndërmarrë dje nga Qeveria, shkruan Reporteri.net.

Ky medium tutje raporton se nata në Jarinje kaloi e qetë dhe pa asnjë incident.

-Advertisement-

Serbët e grumbulluar aty kanë thënë se nuk kanë ndërmend të largohen nga protestat. Mesazhi i tyre është se ata ende duan të tërheqin dekretin e qeverisë së Kosovës në lidhje me targat dhe të kërkojnë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton Kosovo Online.

Ata kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Kujtojmë se situata është përshkallëzuar dje pasi autoritetet e Kosovës nisën aplikimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë nuk është ndërmarrë kundër serbëve, por është imponuar nga Serbia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera