Lajme

Vuçiç në konferencë për media: Ditë e rëndë, vështirë të dalim me zgjidhje racionale

Autori: Gazeta inFokus 19:00 | 20 Shtator 2021

“Sot është një ditë shumë e rëndë dhe e vështirë për popullin serb”, ka thënë presidenti serb, Akeksandër Vuçiç, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, pas ndërhyrjes së forcave speciale të Kosovës në Jarinje dhe Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin e targave.

“Kur keni të bëni me njerëz që nuk janë përgjegjës, dhe qëllimi i vetëm i të cilëve është si të zgjerojnë pushtetin, e jo të bëjnë diçka të mirë për qytetarët, është e vështirë të dalësh me zgjidhje racionale”, ka thënë pos tjerash Vuçiç.

“Mbrëmjen e kaluar ne e dinim që Prishtina po planifikon një lëvizje të forcave të veçanta në veri dhe kjo është hera e gjashtë e pushtimit më brutal nga automjetet e armatosura, tubat e gjatë, snajperistët”, thotë Vuçiç.

-Advertisement-

Ndiqni LIVE të gjitha zhvillimet nga ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës në Veri. /

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy