Paraqitet dëshmitari i parë në Hagë në gjykimin ndaj Salih Mustafës
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 20 September 2021
Prishtinë – Të hënën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ka vazhduar gjykimi për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku edhe është paraqitur dëshmitari i parë i mbrojtur, me kodin W203593.
“Sot kemi planifikuar të dëgjojmë dëshminë e dëshmitarit të parë të ZPS-së, W203593”, deklaroi gjykatësja në fillim të seancës.I pranishëm në seancën e sotme në sallën e gjykimit është edhe Salih Mustafa, i cili para fillimit të dëshmisë së dëshmitarit kërkoi fjalën për të thënë diçka, raporton “Betimi për Drejtësi”.“E nderuara zonja gjykatëse, me lejen tënde i kisha thënë disa fjalë, para se me fillu me i dëgju dëshmitarët”, deklaroi Mustafa.
Por, gjyqtarja tha se do ia japë fjalën pasi të deklarohet dëshmitari.“Zoti Mustafa, në ndonjë moment, sot mund t’ua jap fjalën edhe të mërkurën do ua kisha dhënë fjalën po ta kishit kërkuar, por tani për tani kemi një program të organizuar për sot. Në fillim dua të vijojmë me këtë program, do të marrim në pyetje dëshmitarin sot dhe pastaj në ndonjë moment të duhur do u japim mundësinë që të thoni atë që doni të thoni. Kështu do të veprojmë, do të merrni fjalën por jo tani”, tha gjyqtarja.
Mustafa është deklaruar i pafajshëm në seancën e mbajtur më 15 shtator.Ndryshe, aktakuza ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, është konfirmuar më 12 qershor 2020“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.
Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt. BetimipërDrejtësi Shënim:
Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...