Lajme

Katër persona të lënduar nga një aksident në Lupç të Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 19 September 2021

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në magjistralen Podujevë-Prishtinë.

Në këtë aksident të përfshira ishin dy automjete.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se njësitë rajonale të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimin lidhur me zbardhjen e shkaqeve që quan deri tek ky aksident.

-Advertisement-

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera