Rozë

Ish e dashura e reperit të njohur kosovar tregon arsyen e ndarjes

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 18 September 2021

Pas një kohe të gjatë të distancuar nga skena e po ashtu edhe jeta publike, Cozman, befasoi të gjithë kur bëri publike lidhjen e tij të dashurisë me një vajzë të quajtur, Fjolla Myftiu.

Derisa çifti publikuan imazhe e video të ndryshme përkrah njëri-tjetrit u mësua se të njëjtit i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Kjo u zbulua në rrjete sociale meqë nuk kanë asnjë foto bashkë dhe se nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

-Advertisement-

Ish- e dashura e Cozman, Fjolla ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi disa detaje rreth ndarjes.

Ajo rrëfeu se lidhja e tyre ishte kthyer në lidhje toksike për shkak të xhelozisë dhe posesivitetit nga ana e artistit të njohur. Kjo madje ishte dhe arsyeja që i çoi drejt ndarjes, të cilën Fjolla nuk e ka përjetuar mirë.

“Unë jam person që parapëlqej paqen edhe harmoninë edhe në momentin që hyjnë mes lidhjes xhelozia, posesiviteti e këto ndjenja negative, unë e ndjeva veten dhe vlerat e mia e moralin tim të cenuar. Ky ishte problemi më i madh mospërputhja e vlerave”.

“Ai është person shumë i mirë, por ndonjëherë dashuria kalon në xhelozi të tepërt e posesivitet. Nuk kishte dhunë, por kishte tendenca toksike. Pas ndarjes, më ka ndihmuar shumë familja, e cila më ka pritur shumë krahë hapur dhe më ka mbështetur. Shoqëria po ashtu si edhe konsulenti im. Pasi nuk e kam përjetuar mirë ndarjen dhe ende po kaloj një periudhë të vështirë. Unë mendoj se ka shumë rëndësi komunikimi dhe ndjesia që mos të ndihesh vetëm në lidhje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë e as nuk është turp të ndahemi”, ka thënë më tej ajo.

Lidhja e dyshes theksojmë se zgjati plot gjashtë muaj dhe për tre muaj bashkëjetuan së bashku.

Ish-anëtari i Babastars nga ana tjetër nuk ka bërë ndonjë deklaratë deri më tani./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera