Lajme

Edi Rama e pranon ftesën e kryeministrit Kurti për të vizituar Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 17 September 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pranuar ftesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për të vizituar Kosovën, si kryetar i qeverisë së Shqipërisë në mandatin e tretë, shkruan Gazeta Infokus.

Rama përmes një postimi në ‘Twitter’ ka paralajmëruar se këtë vizitë do ta bëjë pas kthimit nga Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

“Faleminderit @albinkurti ! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim kryeministrit Edi Rama, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Kurti ka ftuar Ramën të vizitojë Kosovën për të diskutuar rreth përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera