Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA: Shqetësuese pengesa e Kurtit për gazsjellësin amerikan

Autori: Gazeta inFokus 12:55 | 17 September 2021

Vlora Çitaku nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës tha për Euronews Albania se Kurti nuk duhet të debatojë me administratën amerikane për marrëveshjen e Uashingtonit, por duhet të insistojë që SHBA të emërojë një të deleguar të posaçëm për dialogun.

Sipas saj SHBA-ja nuk duhet të jetë thjesht mbështetëse, por pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun Prishtinë-Beograd.

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehu shqetësimin për pengesën që qeveria e Kosovës po bën për gazsjellësin amerikan.

-Advertisement-

“Çështja e energjisë dhe furnizimit me energji elektrike nuk është vetëm çështje ekonomike, është çështje e interesit kombëtar. SHBA-ja do e realizojë këtë me apo pa ne, mirëpo është e rëndësishme që ne të bëhemi partnerë seriozë,” – tha Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera