Haziri: Nga Lajçak kërkuam qartësi, përkushtim dhe siguri më të madhe në dialog
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 17 September 2021
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka treguar më shumë detaje për takimin që sot e kanë pasë me Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
“Nuk ka qenë takim për porosi ose mesazhe të tjera. Ka qenë më shumë rikthim në agjendë dhe fokus dialogu Kosovë-Serbi si njëra nga detyrat me prioritet të BE-së në kuadër të procesit të normalizimit të dialogut. Ky rikthim është shpresëdhënës”.“Jemi njoftuar me qëllimet dhe angazhimet që agjenda e [Miroslav] Lajçak përfshin. Kjo është në çdo vizitë të tij, sepse Lajçak në mënyrë të rregullt viziton Prishtinën duke nënvizuar prezencën e tij dhe angazhimin e tij në këtë dialog. Ishin dy takime të liderëve.
Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit ishin disa takime të grupeve punuese që quhen grupe teknike, por nuk ka rezultate të prekshme. Nuk ka ende asnjë veprim apo hap politik që i jep oksigjen politik dialogut dhe besim që marrëveshja gjithëpërfshirëse në kornizën e saj me çështjet që janë dakorduar tash e disa kohë të ecë përpara. Ky është qëllimi dhe mesazhi kryesor – që dialogu të shkojë përpara”.
Ai në Klan Kosova tha se mesazhi i këtij takimi ishte “nevoja e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi”.“Kjo ishte tema, çështja dhe biseda kryesore që u diskutua me LDK-në dhe kryetarin e LDK-së [Lumir Abdixhiku]. Kemi konfirmuar qëndrimin tonë dhe rolin politik dhe historik të LDK-së në këto bisedme dhe të tjera sa i përket çështjes së Kosovës. Këto bisedime të formatuara në dialog për normalizim dhe si prioriritet i BE-së dhe SHBA-së natyrisht që ishte çështja kryesore që biseduam”.
A pati ndonjë kërkesë Miroslav Lajçak për rolin e LDK-së opozitare në dialogun Kosovë-Serbi?“Ne e konfirmuam rolin tonë pa pasë nevojë për të kërkuar sqarime nga askush. Ne konfirmuam se jemi parti opozitare dhe roli jonë është opozitar në Kuvend. Ne e mbështesim dialogun. Dialogu nuk ka opsion dhe është i vetmi drejtim për Kosovën. Raportet e mira fqinjësore janë politikë e LDK-së dhe dialogu është instrument për t’i zgjidhur këto probleme”.“Ne kërkuam qartësi, përkushtim dhe siguri më të madhe në agjendë, sepse besimi në këtë proces po luhatet. Nëse shihni zhvillimet e fundit dhe rolin e ndërmjetësve ndërkombëtarë ky besim po luhatet”.
Të tjera
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...