Lajme

Kryeministri malazez megjithatë arrin në takimin me Merkel, pasi e ndali policia në kufi të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 September 2021

Pasi u raportua se kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq nuk është lejuar të futet në Shqipëri sepse s’kishte test PCR ai arriti në takimin e Kancelares Merkel me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Krivokapi ka shkruar në Twitter se po merr pjesë në takimin me kancelaren gjermane.

“Në Tiranë me Kancelaren Merkel dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Një drekë pune do të fillojë së shpejti, në të cilën do të diskutohet bashkëpunimi rajonal. Ne u dëshirojmë sukses dhe prosperitet të gjithë fqinjëve. Një bashkëpunim rajonal i suksesshëm është shtylla e politikës së jashtme të Malit të Zi”, ka shkruar Krivokapiq.

-Advertisement-


Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, u raportua që nuk është lejuar të futet në Shqipëri në doganë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari malazias, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Tëitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi

“Kjo mund ta pengojë pjesëmarrjen e tij në takimin me Kanelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkruan ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera