Auto&Tech

Bllokohet Instagrami në të gjithë botën

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 02 September 2021

Të varurit nga rrjetet sociale këto momente po raportojnë se ka një ndërprerje të funksionimit të Instagram-it në të gjithë botën.

Miliona përdorues të rrjeteve sociale janë prekur nga një ndërprerje tjetër e Instagramit këtë mbrëmje, shkruan News.com

Thuhet se kjo ndërpreje po ndodh pikërisht në sitemin e mesazheve, dhe tani mijëra përdorues po ankohen në Twitter.

-Advertisement-

Me sa duket, përdoruesit nuk janë në gjendje të dërgojnë mesazhe direkte te të tjerët, ndërsa disa nuk po mund të publikojnë “Stories”.

Problemi është aq i përhapur sa që ka bërë që hashtag #instagramdown të ​​jetë trend në të gjithë botën.

Kjo ndërpreje e madhe vjen pas një të tille në fillim të këtij viti, e cila gjithashtu preku platformat përfshirë WhatsApp, Facebook dhe Facebook Messenger për një numër orësh.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy