Lajme

Këshilltari i Glauk Konjufcës i kundërpërgjigjet Sheshelit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 August 2021

Driton Tali këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur kriminelit Sheshel.

Tali thotë se SHBA nuk largohet nga Kosova, dhe se Kosova nuk ishte asnjëherë Afganistan as për SHBA-në e as për shtetet tjera mike të Kosovës që janë pjesëtarë të KFOR-it.

Tali shkruan se, kot e kanë Sheshelat dhe Demo Berishat, pasi që Serbia nuk kthehet më kurrë në Kosovë.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

ShBA nuk largohet nga Kosova!

Përkundër faktit se edhe Kosovën disa gjeneralë të saj, së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, e keqpërdorën  për mbi 20 vite dhe, njejtë si gjeneralët afganë, thirreshin me plotë gojë në ShBA, duke e jetuar luksin të cilin nuk pritonin edhe të na e tregonin (edhe na vjedhshin edhe na shitnin çallëm me paret tona 🙁 ) por me gjithë atë Kosova nuk ishte (është) asnjëherë Afganistan, as për ShBA’në e as për shtetet tjera mike që janë pjesëtarë të Kforit.

Jo që nuk e kemi as edhe një sulm, sado minorë qoftë, kundër ushtarëve amerikan (Kforit) por përkundrazi, sipas sondazheve të firmave më prestigjioze botërore në vazhdimësi qytetarët e Kosovës  ishin (janë) “qytetarët më proamerikanë – amerikanofilë” në botë.

Prandaj kot e kanë Sheshelat e Demo Berišat, edhe këta të Kosovës, që janë aktivizu nga dje duke avoku largimin e ShBA’së dhe Kforit nga Kosova.

Por edhe sikur të largohej ShBA dhe Kfor, s’di pse Sheshelat dhe Demo Berišat e Kosovës s’pe kuptojnë që: Serbia nuk kthehet më në Kosovë si më parë! Sepse nuk është Kosova më si ajo e pas L2B apo si ajo e  viteve 90’ta.

Po lëne Serbinë rahat e këqyrni vazhdone me luftu LV’ën dhe me shit patriotizëm edhe me jetu luksin në të njëjtën kohë, sepse ngadalë ngadal institucionet e Kosovës janë duke u funksionalizu e mos vet për juve që s’keni si ta arsyetoni pasurinë enorme të krijuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera