Rozë

Mirush Kabashi reagon pas lajmit për vdekjen e tij: Mora mesazhe të dhimbshme

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 08 June 2021

Aktori i madh, Mirush Kabashi, ka zbuluar se si është ndjerë nga lajmi që u shfaq pak ditë më parë, ku njoftonte se ai kishte ndërruar jetë.

Kabashi ka dhënë një intervistë për emisionin “Rudina”, ku është shprehur se e ka marrë me sportivitet. Ai ka shtuar se i ka falur ata që kanë bërë lajmin pasi janë gjëra që ndodhin.

“Unë e mora me sportivitet, janë gjëra që ndodhin dhe duhet kaluar, por me thënë të drejtën, nja dy mesazhe që më kanë ardhur, edhe më përpara një herë për t’u verifikuar nëse unë jam gjallë, por dhe më mbrapa për të më shprehur solidaritetin. Ishin të dhimbshme, sepse thoshin që kemi qarë shumë kur morëm lajmin, por kemi qarë shumë pastaj nga gëzimi, kështu e formulonte një poete nga Italia. Kemi qarë akoma edhe më tepër me lot gëzimi, kur morëm vesh lajmin që nuk ka ndodhur.

-Advertisement-

Janë gjëra që ndodhin, jemi në një fushë që jemi bërë njerëz publikë. Është një tërheqje veshi për gazetarët, të cilët duhet ta rikonfirmojnë lajmin nga disa drejtime përpara se ta japin në ekranet e televizionit, të cilët duhet të jenë sa më të sakta, nuk lejohen të tilla gabime, gjithsesi nga ana ime falen”, është shprehur Mirush Kabashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera