Rozë

Leonora Jakupi zbulon çfarë nuk do bënte asnjëherë: Jam kundër, feja jonë i ndalon

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 24 May 2021

Leonora Jakupi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh ajo është në tregun muzikor dhe vijon të mbetet një nga këngëtaret më simpatike të të gjitha kohërave.

Edhe pse vitet kalojnë, Leonora nuk ka ndryshuar aspak që nga dalja e saj e parë në ekran. Ajo vijon që të mbetet po e njëjta vajzë plot sharm e stil.

Megjithëse vitet nuk e kanë ndryshuar, vetë Leonora ka zgjedhur të eksperiemntojë gjatë karrierës shpesh me look-un e saj.

-Advertisement-

Por ka diçka që bukuroshja nuk do ta bënte asnjëherë.

Së fundmi, ajo është shprehur në një intervistë se nuk i pëlqejnë tatuazhet dhe nuk e ka mendur ndonjëherë që të bëjë një të tillë. Ajo ka thënë se nuk ka asnjë tatuazh, pasi për shijen e saj nuk duken mirë dhe janë të rrezikshëm për shëndetin dhe një ndër arsyet, sipas saj është edhe feja.

“Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, ka thënë artistja.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Leonora pritet që së shpejti të vijë me projektin e saj më të ri muzikor, të cilin tashmë e ka realizuar dhe pritet vetëm data e publikimit të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera