Lajme

Vetëm tri grupe besimtarësh do të mund të shkojnë në Mekë gjatë Ramazanit

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 06 April 2021

Që nga fillimi i muajit të Ramazanit, vetëm pelegrinët e imunizuar kundër Covid-19 do të lejohen që ta kryejnë pelegrinazhin e umres, kanë njoftuar autoritetet saudite.

Ndryshe nga haxhillëku, pelegrinazhi i umres nuk është i detyrueshëm për besimtarët myslimanë dhe mund të kryhet në çfarëdo kohe të vitit, shkruan The Guardian.

Ministria e Haxhit dhe Umres njoftoi se tri kategori të njerëzve do të cilësohen si grupe të imunizuara: ata që i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit, ata që e kanë marrë dozën e parë së paku 14 ditë para arritjes në Mekë dhe njerëzit që janë shëruar nga koronavirusi.

-Advertisement-

Vetëm këtyre personave do t’u jepet leje që ta kryejnë umren si dhe të kryejnë ceremoni të faljes në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të myslimanëve.

Autoritetet gjithashtu njoftuan se të njëjtat kushte do të vlejnë edhe për hyrje në xhaminë e Profetit Muhamed në qytetin e Medinës.Ministria tha se këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga fillimi i Ramazanit, por nuk është e qartë se sa do të zgjasin.

Nuk është e qartë as nëse këto masa do të vlejnë për haxhillëk më vonë gjatë këtij viti.
Masat e reja u morën në kohën kur Arabia Saudite po përballet me shtimin e rasteve të infeksioneve. Deri më tani, në këtë shtet janë regjistruar mbi 393 mijë raste me Covid-19 dhe rreth 6.700 të vdekur nga kjo sëmundje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera