Rajoni dhe Bota

​Itali, sërish rritje e shifrave ditore COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 26 March 2021

Në Itali u raportuan sot 23.696 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Gjithashtu, të dhënat konfirmuan edhe 460 viktima shtesë.

Shkalla e rasteve pozitive është 6.8% (dje ishte 5.8%), me një rritje prej 1%.

-Advertisement-

Aktualisht, ka 3 620 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv (ICU) për COVID në Itali, 32 më shumë se dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, ndërsa hyrjet ditore në reanimacion janë 260, nga dje që ishin 300.

Në pavijonet e zakonshme, u shtruan 28 424 persona, me një rënie të paparë prej 14 njësish në 24 orët e fundit, pas disa ditësh rritje të fortë./Atsh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera