Këto parti mund ta çojnë në zgjedhje Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 19 March 2021
Ka disa qarqe që kanë qenë mbështetës publikë të klikës së vjetër politike që po nxisin një bllokim të Kosovës me rastin e zgjedhjes së Presidentit.
Këto zëra, si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina, po i sugjerojnë PDK-së dhe LDK-së që të bojkotojnë seancën e zgjedhjes së Presidentit, që të mos arrihet kuorumi i nevojshëm që e kërkon Kushtetuta. E nëse nuk arrihet kuorumi prej 80 votash të pranishëm në sallë, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.
Kërcënimet bëhen në shtratin e një situate të re politike në Kosovë ku ka ndodhur një revolucion, e ku Vetëvendosje së bashku me listën e Vjosa Osmanit ka arritur të marrë gjysmën e ulësve të Kuvendit të Kosovës dhe më shumë se 2/3 e ulësëve që i takojnë votuesve
Propozimi i Vjosa Osmanit si Presidente, nga ana e fituesve, ka një logjikë të qartë politike: ajo është përfaqësuese e asaj pjese që nuk i përket Vetëvendosjes por grupit të LDK-së që votoi ndryshimin, por edhe përfaqëson gjeneratën e re që votoi për ndryshimin në vend.
Osmani, mund të jetë krejt normal një kandidate për Presidente, siç kanë qenë Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga apo Hashim Thaçi, të cilët asnjëherë nuk kanë pasur as gjysmën e Parlamentit e jo më dy të tretat.
Logjika e përplasjes që sugjerohet, është politikisht e verbër, moralisht e turpshme dhe pragmatikisht rrënuese për Kosovën.
E para, kemi të bëjmë me një process që as nuk ka nisur fare, pasi një herë duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Vjosa Osmani është zgjedhur deputete, e kështu ka mjaft kohë për diskutimet për kryetarin e ri të shtetit. Njëherë duhet konstituar Kuvendi, zgjedhur qeveria e më pas i vjen radha Presidentit.
E kur të zhvillohen bisedimet, atëherë opozita e re e Kosovës: PDK e LDK duhet të kyçet në proces në mënyrën më normale, duke nxjerrë pikat parimore dhe natyrisht mendimet e saj për profilin e kreut të ri të shtetit. Në fund, duhet të dalin objeksionet e saj për emrat.
Dalja e Vetëvetvendosjes me propozimin e saj për President, siç është ushtruesja aktuale e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk përbën provokim, por është një qasje transparente e saj që ua bën të ditur edhe qytetarëve, edhe forcave politike, por edhe bashkësisë ndërkombëtare.
Kur të vijë koha, natyrisht që duhet të thonë të vetën partitë opozitare për kandidaturën e Vjosa Osmanit, por nëse e thonë që sot se do të bojkotojnë Kuvendin, atëherë mesazhi është totalisht i verbër.
Albin Kurti, edhe pse njihet si një politikan i fortë e lider konsistent që lufton për idetë e veta, nuk është as naiv e as dritëshkurtër që ta çojë vendin në zgjedhje, nëse PDK e LDK kanë vendosur apriori të bojkotojnë seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit.
Hapësira e lëvizjes politike në këtë rast është aspak e ngushtuar dhe natyrisht që Albin Kurti ka shumë mundësi për të kthyer në nul kërcënimin e dy partive të elitës së vjetër.
Vetëvendosja vetë ka 58 deputetë, 8 AAK, me 10 deputetët e pakicave jo serbe përbëjnë 76. Duhen vetëm 4 deputetë për të siguruar kuorumin, pasi Presidenti zgjidhet edhe me një shumicë së thjeshtë. Megjithatë ka shumë gjasa, që procesi që do të udhëheqë Kurti, tashmë një lider me një fuqi të madhe politike, nuk do të jetë numerik, por politik, për të dhënë, më shumë se për të marrë, sinjale drejtuar opozitës në Parlament.
Proces politik, që sipas logjikës e gjasave, do të shkojë drejt një marrëveshjeje me partitë opozitare për të dhënë një mesazh uniteti në Kosovë, e jo për tu përçarë. Nuk ka gjasa që Kurti të bëjë si parardhësit e tij Hashim Thaçi e Isa Mustafa që të sigurojë kuorumin me Listën Serbe, apo për të bërë marrëveshje vetëm me 4 deputetë të tjerë, pasi kuorumi është arritur që sot.
Por logjika e politikës së shantazhit që synojnë qarqet që po shtyjnë LDK e PDK drejt një bllokimi nuk është aspak logjikë që i përshtatet mesazhit që dhanë qytetarët e Kosovës më 14 shkurt.
PDK e LDK, madje edhe AAK janë votuar për të qenë në opozitë. Partia e Ramush Haradinajt, që tashmë e pa të qartë se nuk mund të jetë President i vendit, mund të luajë një rol negociatori. E pikërisht këtu Ramushi, ka edhe peshën që të tregojë se sa shtetar është.
Pasi shtetar mund të jesh jo vetëm nëse zgjidhesh vetë diku në një post, por edhe kur jep një kontribut për forcimin e institucioneve.
Gjasat politike, matematike apo edhe gjeopolitike në Kosovë për një krizë të re janë nul totalisht. Nuk ka asnjë mundësi. Si nga numrat ashtu edhe nga klima.
Por sjellja e opozitës së re tashmë do të shërbejë asgjë tjetër vetëm për shëndetin e kësaj të fundit…/BotaSot/
Të tjera
-
FOLI KRYETARJA E KOSOVËS
Shkruan: Shkëlzen Maliqi Vjosa Osmani e pat ble me lehtësi postin 5 vjeçar...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...