Sport

Tovërlani: Nëse don Spanja le të bëhet pjesa e Serbisë, por ne jemi Kosova e pranuar nga UEFA dhe FIFA

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 09 March 2021

Gjatë ditës së martë mediat spanjolle kanë dhënë detaje të reja rreth ndeshjes Spanjë – Kosovë që do të zhvillohet me 31 mars në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2020, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Gazetës ‘Marca’, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe sovran.

Qasja do të jetë tjetër edhe me flamurin e vendit tonë, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll.

-Advertisement-

Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.

Lidhur me këto vendime skandaloze të spanjolleve, Gazeta inFokus ka kontaktuar trajnerin e mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlanin.

Tovërlani ka thënë se nuk do të pranonte të luante pa simbole shtetërore.

Ai ka shtuar se nëse don Spanja le të bëhet pjesa e Serbisë, por Kosova është e pranuar nga UEFA dhe FIFA më të drejta të barabarta me shtetet tjera.

“Sikur te isha unë nuk do të pranoja të luaja pa simbolet e shtetit tonë, pa marrë parasysh cilat janë ato. UEFA dhe FIFA na kanë pranuar si te barabarta me të gjitha shtetet tjera, dhe nëse Spanja na vënë kushtëzime kjo i bjen që po e vejnë në pikëpyetje autoritetin e instancave me larta të futbollit botëror. Shkurt e shqip nëse don Spanja le të bëhet pjesa e Serbisë, por ne jemi Kosova e pranuar nga UEFA dhe FIFA, të cilat nuk lejojnë te përzihet politika në futboll”, ka deklaruar Afrim Tovërlani për Gazetën inFokus.

Spanja dhe Kosova do të përballen me 31 mars në stadiumin e Sevllias, por akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhet me kushtet skandaloze që spanjollët mendojnë ti vendosin ndaj kosovarëve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera