Lajme

Kosova ende pa vaksina, Tolaj: Autoritetet nuk treguan vizion dhe largpamësi

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 04 March 2021

Rritja e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë ka ngritur shqetësimin tek autoritetet shëndetësore dhe tek qytetarët. Mjeku infeksionist, Ilir Tolaj thotë për Euronews Albania se shkak për rritjen e infektimeve janë bërë aktivitetet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai thotë se partitë në takim me qytetarët nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe kjo ka bërë që numri i infektimeve të rritet ndjeshëm.

“Në këto javët e fundit vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e atyre aktiviteteve parazgjedhore, të cilat nuk e respektuan fare masat anti-Covid. Kosova ka gjasa, që edhe këtë fazë të pandemisë ta kalojë me lehtë se vendet e rajonit”, tha ai.

-Advertisement-

Lidhur me mungesën e vaksinave, mjeku infektolog bën përgjegjëse strukturat shëndetësore dhe ato politike. Sipas tij, këto struktura janë treguar jolargpamëse sa i takon sigurimit të dozave për të nisur procesin e vaksinimit në vend.

“Autoritetet e Kosovës u treguan jolargpamëse, që të fillonin kontaktet me prodhues eventualë. Ka qenë një farë neglizhence e madhe ose mungesë vizion dhe angazhimi serioz për të siguruar vaksina edhe në rrugë të tjerë, përveç mekanizmit COVAX”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera