Rozë

Rihanna ‘tërbon’ rrjetin

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 16 February 2021

Pasi mbylli linjën e saj të modës ‘Fenty’, Rihanna mbetet fjalë për fjalë pa të brendshme… Ylli i muzikës pop, me rastin e Shën Faustinos, ka publikuar një foto për ndjekësit e saj “single”, e veshur me një ‘topless’ marramendëse, e cila brenda pak orësh ‘çau murin’ e 8 milionë pëlqimeve në rrjetet sociale.

Ato që kënë zbukuruar dekoltenë nudo të ‘Ririt’, ishin edhe perlat e xhevahiret, të cilat e kanë bërë foton edhe më seksi e intriguese.

“Kur Popcaan më thotë: Vajzë, nuk dua që ti të veshësh të brendshme për mua sonte”, komenton ajo në kufijtë e fotos, duke iu referuar DJ xhamajkian dhe duke cituar një rresht nga kënga e saj, “Naked”.

-Advertisement-

Fotot, të ndaluara për të miturit sigurisht, nuk erdhën rastësisht. Vetëm disa ditë më parë, në fakt, Rihanna mbylli linjën e saj të modës për të përqendruar gjithçka tek të brendshmet dhe kozmetika.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera