Lajme

Numërohen 95% të votave, Vetëvendosje kryeson bindshëm me 47.9 %

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 15 February 2021

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar 95,21% të votave të numëruara në nivel vendi.

Në bazë të këtyre numërimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47,90%, që i bije 360.138 vota.

Në vendin e dytë radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 17,41%, pra me 130.939 vota.

-Advertisement-

Kurse në vendin e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13,24%, 99.535 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7,46% ose 56.118 vota.

Ndërsa Nisma Socialdemokrate ka arritur të marrë vetëm 2,64%, pra 19.839 vota që praktikisht ka mbetur e lënë jashtë legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera