Lajme

Donald Trump me Covid… Shumë më i sëmurë nga sa tha Shtëpia e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 12 February 2021

Donald Trump ka qenë më i sëmurë me koronavirus, tetorin e shkuar, nga sa Shtëpia e Bardhë pranoi publikisht asokohe me disa zyrtarë të shqetësuar se ai duhej vendosur edhe në ventilator.

Trump regjistroi nivele shumë të ulëta oksigjeni në gjak dhe një problem në mushkëri të lidhur zakonisht me pneumoninë, shkaktuar nga koronavirus, thuhet në një raport të New York Times, që citon katër persona në dijeni të gjendjes së presidentit.

Trump u shtrua në spitalin ushtarak “Walter Reed” për disa ditë, në fillim të tetorit, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, më pak se një muaj para zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë, një deklaratë e shtëpisë së bardhë e përshkruante 74 vjecarin si të lodhur por në humor të mirë. Doktor Sean Conley, mjeku personal i ngarkuar me mbikqyrjen e shëndetit të presidentit, u kritikua gjerësisht në atë kohë për deklaratat e vagëta për gjendjen e Trump, një ditë pasi ai u shtrua në spital, përfshirë pyetjet për nivelin e oksigjenit në gjak.

-Advertisement-

Conley dha një vlerësim të përgjithshëm duke thënë se Trump është mirë dhe se nuk ka vend për shqetësim. Sidoqoftë, New York Times raporton se zyrtarët e konsideruan prognozën e Trump shumë shqetësuese para se ai të dërgohej në spital dhe se ishin të shqetësuar se ai duhej vendosur në ventilator. Dy persona që e njihnin gjendjen e Trump i thanë gazetës se presidenti kishte probleme në mushkëri që flisnin për një sëmundje të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera